Partia Socialiste këtë të shtunë po zhvillon Asamblenë Kombëtare ku në fokus do të jenë zgjedhjet e reja të kryetarëve socialistë në 61 degët e PS.
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së ka deklaruar se anëtarët e këtij organi mund të propozojnë kandidat për kryetarë të degëve të PS-së në gjithë Shqipërinë.
Sipas Ramës në këtë garë mundë të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.
“Të propozojnë kandidaturë edhe pa qenë pjesë e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe duke ofruar kandidaturën vetiake për të drejtuar partinë socialiste.
Të gjithë kandidatët apo kandidatet për të drejtuar PS-në në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge që faktikisht përveçse garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin e çdo kandidature, mundëson konkurrencën mes kandidatëve dhe siguron meritën brenda tyre.
Sipas librit të rregullave, kryesia ka ngritur një komision të posaçëm që do ti japë Kryesisë që në fillim të korrikut të miratojë kandidatët fitues.
Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vet në mënyrë që të mos ketë as keqkuptime dhe as të përjashtuar nga ky proces dhe më pas për të garantuar që të gjithë kandidatët që do kalojnë fazën e parë të ballafaqojnë publikisht”, tha Rama.