Me tone të forta ka folur kryeminsitri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste ku nuk ka lënë pa kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Rama u shpreh se ata u zgjodhën pa garë dhe një pjesë janë aty vetëm për inerci. Duke mos dhënë emra konkretë, kreu i qeverisë vuri theksin te dy probleme më të mëdha siç është papastërtia dhe mosdhënia e shërbimit për qytetarët.
“Disa kryetarë bashkisë që hynë në një palë zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetarë në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë.
Po marr papastërinë që është a-ja dhe që është një sfidë e madhe e këtij mandati. Sfidë që po luftojmë përditë. Një pjesë janë krah për krah me ne, me ministren e mjedisit. Një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi. Siç është fatkeqësi të shohësh se kërkesës ligjore për të ngritir këshillat rinorë vendorë deri tani janë përgjigjur vetëm 44 bashki. Afati ka kaluar dhe ka stërkaluar. Nuk dua t’i marr me emër, por e dinë. Me çfarë merreni? Po si ka mundësi që nuk ju interson. Çfarë do tu thoni të rinjve? Si do tu dilni përpara?. jeni për të vënë duart në kokë.
E me cfarë syri e faqeje do vijnë tek ne të kërkojnë të jenë përsëri kandidat? Me cilin sy e cilën faqe? Ndërkohë që dhe për plehrat edhe për mos përgjigjet në platformë e për shërbimet ndonjëherë skandaloze, dhe për mos zbatimin e ligjit e indiferencën ndaj të rinjve, këtij lloj tipi kryetari bashkie që për fat të keq është pjese e familjes së kryebashkiakëve të PS kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban qeveria, grupi parlamentar, PS këtu në krye të punëve e në ballin e betejës.
Ndërkohë që as ministrat as deputetët s’kanë mundësi e po të duan të bëjnë punën e atyre kryetarë bashkie që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, PS e ligjit.Deri në pika të cilat janë të organeve të tjera, jo për Asamblenë Kombëtare të PS”, u shpreh Rama.