Fatale nëse Serbia trajtohet si ” Rusi e Ballkanit”

3 Minuta Lexim

Nga Enver ROBELLI-

Duke i marre parasysh “ndjeshmerite e Beogradit”, Mirosllav Lajçak e quan veten ndermjetesues mes “Prishtines dhe Beogradit”. Keshtu i shmanget permendjes se Republikes se Kosoves. Ne Berlin Lajçak u perpoq t’i bind palet per te nenshkruar nje marreveshje mbi personat e pagjetur. Teksti i marreveshjes e pershkruante ate qe ka ndodhur me 1998/99 jo si agresion serb, por si diçka qe mund te interpretohet si fenomen i motit te keq, ku “te dyja palet” e kane rolin (fajin) e tyre.

Nuk ka pasur dakordim paraprak te pales kosovare per kete tekst. Megjithate, Lajçak e ka sjelle dokumentin ne tavoline. Teksti nuk eshte pranuar. Kryetari serb ne fund te darkes ne Berlin eshte larguar ne menyre teatrale. Me kete inskenim Lajçak qarte eshte perpjekur qe palen kosovare ta paraqes si jokonstruktive ne dialog dhe ndoshta mund te kete pasur sukses te nje pjese e burokrateve ne Berlin, te cilet kane mirekuptim ndaj pales serbe siç kishin shume politikane gjermane mirekuptim ndaj Rusise ne raport me Ukrainen. Çmimin e kesaj politike katastrofale Gjermania po e paguan tani si partner jo aq i besueshem brenda NATO-s. Do te ishte fatale nese Serbia trajtohet nga Berlini si “Rusi e vogel” e Ballkanit.

Sa i perket darkes ne Berlin: disa politikane “opozitare” serbe e perhapen perrallen se Kurti dhe Vuçiq “pine birra ne nje bar ne Berlin”. Kjo perralle pastaj doli ne media. Burimi? “Opozitaret” serbe qe sillen si nxenes te Vojisllav Sheshelit.

Pervoja e Berlinit duhet te sherbeje si mesim per qeverine dhe krejt klasen politike ne Kosove mbi veshtiresite e dialogut te “ndermjetesuar nga BE”. Pala kosovare insiston qe njohja e pavaresise se Kosoves nga Serbia te jete ne qender te procesit. Serbia e sheh asociacionin e komunave serbe si pjese thelbesore te procesit. Diku ne mes, duke folur per targa automjetesh, gjendet BE. As ketu nuk ka propozime per zgjidhje perfundimtare, por per nje provizorium te ri.

Edhe kontesti rreth pronave te Manastirit te Deçanit (dhe vendimi i nje gjykate te Kosoves ne favor te kishes serbe) i ka krijuar pozicion me te volitshem pales serbe, ndersa disa diplomate europiane ne vend se te angazhohen per integrimin konkret te Kosoves ne strukturat euro-atlantike e kane shnderruar ne obsesion “çeshtjen e Manastrit te Deçanit”. Kisha serbe muajve te fundit ka sjelle ne Kosove dhjetera gazetare nga Gjermania dhe Austria per te prezantuar “te verteten” e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull