Rama paralajmëron kallëzime penale për kryetarët e Bashkive të PS

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama paralajmëron kallëzime për kryebashkiakë të Partisë Socialiste.

Në konferencën për mediat gjatë ditës së sotme në lidhje me drejtësinë, kreu i qeverisë deklaroi se shumë shpejt do të ketë të tjera kallëzime nga njësia Anti Korrupsion për figura të rëndësishme të Partisë Socialiste në krye të pushtetit lokal.

“Shumë shpejt do ketë kallëzime në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së nga njësia Anti Korrupsion për individë që duhet të ishin kapur më herët nda drejyësia. Ne bëjmë punën tonë. Çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Njësia Anti Korrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzime për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë në të kaluarën, por unë kam qenë gjithmonë kundër tyre. Nuk është fare kjo puna jonë”– tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull