Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-Presidenti dhe një ish-Kryeministri të shpallur “non grata” nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi dhe ta bësh këtë, thuajse një vit pasi shpallja “non grata” dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre.
Nga Edi RAMA * & Ulsi MANJA *-
Dhe që të jemi shumë të qartë, unë nuk kam kërkuar dhe askush nuk ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri. Dhe që të hetohet deri në fund për një drejtësi të pavarur. Kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga cdo kompleks i të kaluarës.
Më në fund të hetohet 21 Janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, nuk ekziston, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi i drejtë dhe i pavarur. Krim shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë mes Bulevardit përballë Kryeministrisë, të hetohet Gërdeci, janë dhjetra të vrarë, qindra të plagosur të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Çfarë presioni është ky?! Çfarë ngutje është kjo?! Sot jemi në fund të vitit të 3 dhe nuk kemi folur, përkundrazi të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht. Ju e dini shumë mirë se çfarë furie balte hidhet mbi mua me 21 Janar, ju e dini se çfarë balte hidhet mbi mua në mënyrë të vazhdueshme duke përqeshur drejtësinë e re.
Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa të tjerë e kanë quajtur frikë, ndërsa të tjerë e kanë komentuar përpjekje për të fshehur dështimet e drejtësisë. Për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK së shpejti mbush 3 vjet, Vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet.
Prandaj, në emër të forcës që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vetë morale, politike, profesionale, unë besoj se të drejtën që në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një cikël të ri, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq dot askush.
Kujtoj këtu për të gjithë ata që mund ta kenë harruar se i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK pa asnjë ekuivok. Madje pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. Kemi bërë të qartë dhe e kemi treguar jo me fjalë por me qëndrimin tonë se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur. Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekurave, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik që është se as unë dhe askush nga ne, s’jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme as për të thënë një gjë dhe për të bërë një gjë tjetër siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë, as për ta përdorur politikisht drejtësinë siç ka ndodhur gjatë gjithë drejtësisë.
Ka ardhur pika që ne nuk mund të heshtim dhe drejtësia duhet ta thotë nëse ka këtu çështje penale. Me çështjet që e kanë tromaksur këtë vend dhe këtë popull dhe që janë mbajtur mbyllur me kapakun e drejtësisë së vjetër nuk mund të vazhdojmë në të rrinë mbyllur, duhet ta hapen, të ndriçohem deri në fund nën dritën e fakteve. Ndërkohë që Vettingu për pak ditë bëhet 5 vjet dhe kanë bërë një punë shumë voluminoze ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që kanë dalë përpara drejtësisë. Do më thoni që s’ka patur kohë?
Do më thoni që ka patur më shumë kohë për të hetuar çështje më të komplikuara dhe të hetuara me shumë detaje dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorët për të cilët një institucion siç është Komisioni i Vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive. Po si ka mundësi? Kjo është e pamundur, e pajustifikueshme dhe tani është e patolerueshme dhe kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra e të thuash kap këtë e kap atë sic flitet përditë këtu nga të tjerë. Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, por ne kërkojmë më shumë sot dhe e kërkojmë këtë jo në titullin personal. Nuk është fare ky problemi i pozitës dhe i karrierës time politike. Te drejtësia e kemi vënë gurin e themelimit dhe nuk mund ta lëmë që ta mbulojë rëra e të kaluarës. Kjo s’mund të ndodhi.
Ulsi Manja
Unë po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën dhe askush nuk më thotë mua këtu se nga e kanë vënë gjithë këtë pasuri që nuk e justifikojnë dot me vendime të formës së prerë.
Hapet lista me një subjekt, 857 milionë lekë të vjetra mungesë burimesh financiare dhe pasuri sigurisht. E doni në euro, 714 mijë euro kur në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit. Ta hetojë drejtësia e re se për atë e ngritëm.
Vazhdon lista, 800 milionë lekë të vjetra subjekti i dytë apo 673 mijë euro dhe jo vetëm që ka mungesë burimesh, fshehje pasurish por ka ngelur dhe tek pastërtia e figurës. Lidhje me botën e krimit të organizuar, është vepër penale direkt. Pse nuk duhet të fillohet hetimi këtu?!
Vazhdon subjekti i 3-të, 671 milionë të vjetra.
Subjekti i 4-të, 600 milionë të vjetra, por subjekti i 4-të është i lidhur me të 5-tin sepse janë bashkëshortë.
Bashkëshortja 550 milionë lekë të vjetra.
Vazhdon i 6-shti me 460 milionë.
Dhe e mbyll i 10-ti e mbyll me 155 milionë të vjetra.
Të gjithë kanë probleme me pasurinë, me apartamente të pajustifikuara, me toka.
Doni për apartamentet, ja:
Një subjekt tjetër 13 apartamente, shtëpia, dyqane, vilë. Është larguar nga vetingu, nuk e justifikon. Tjetri 3 vila, janë vendime këto. Vazhdon tjetri 10 pasuri, dyqane, apartamente, vila. Ndërsa një subjekt tjetër, jo vetëm që ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh, por ky ka ndërtuar dhe vilën pa leje, në tokën e dikujt tjetër vepër penale.
Më lejoni miq se drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli për një ndërtim pa leje. Ky mirë lekët pa burim dhe të pajustifikuara. Ky ka kryer dhe vepër penale. Kjo pse nuk fillon?!
* Kryeministër * Ministër i Drejtësisë.
Shënim: Shkrimi është pjesë e fjalë së mbajtur sot në konferencës për shtyp, ku temë ishte drejtësia e re.