Këshilli i Ministrave ka njoftuar se ka lidhur një marrëveshje me qeverinë e Arabisë Sauditë për njohjen e patentave shqiptare në këtë vend.
Marrëveshja është miratuar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.