Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka bërë një propozim konkret për emrin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, Kryeministrit Edi Ramës, Enkelejd Alibeajt dhe Monika Kryemadhit, Dhoma e Tregtisë propozon anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo si kandidat për të marrë postin e Kreut të Shtetit.
Gjithashtu në shkresën zyrtare, thuhet se figura e Përparim Kalo është me integritet të lartë dhe do të ishte një president ideal që të qëndrojë mbi palët duke respektuar Kushtetutën. Dokumenti mban vulën dhe firmën e kryetarit të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakës.