Një debat mes dy deputetëve të PD ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kamerat fiksuan një sherr mes deputetëve Gazment Bardhi dhe Edmond Spahos.
Në video dëgjohet teksa Spaho që i drejtohet Bardhit duke i thënë: S’ju vjen turp!
Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin.
Më pas Bardhi i drejtohet Spahos duke i thënë: Mos më bërtit mua!
Ndërhyrje pati edhe nga deputetët e mazhorancës, Flutura Açka dhe Jorida Tabaku.