Gjykata e Tiranës ka dhenë ditën e sotme masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për “kamikazin” Ajas Sulejmani, i cili pak ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë të rruga e ‘Kavajës’.
Kujtojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë çifti Konomi, por nga ana tjetër për fat të mirë foshnja e tyre tre muajsh është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka marrë asnjë dëmtim nga aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur teksa çifti ishte duke kaluar në vijat e bardha dhe me dritën e semaforit jeshil, por ka qenë Sulejmani ai i cili ka hyrë me shpejtësi të lartë në rrugë.
Mënjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i krimit teksa është arrestuar pak orë më pas në një spital privat.
Në dëshminë e dhënë për autoritetet e policisë, Sulejmani ka deklaruar se është larguar nga vendi i ngjarjes sepse më të në makinë ishte dhe e bija e tij e mitur dhe e kishte çuar këtë të fundit në spital për ndihmën e parë.