U paralajmërua nga Rusia të mos e bënte, Finlanda vendos të anëtarësohet në NATO

1 Minuta Lexim

Presidenti dhe Kryeministrja e Finlandës deklaruan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e vendit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, një vendim që me siguri do të sjellë reagimin e Rusisë, vend me të cilin Finlanda ndan më shumë se 1200 kilometra kufi tokësor.

Deklarata ishte e pritshme, në fakt, për shkak të ndryshimit të gjendjes së sigurisë në të gjithë rajonin, që prej pushtimit rus të Ukrainës. Qeveria finlandeze ka dorëzuar një raport mbi sigurinë në parlamentin e vendit ku paraqiti edhe rrugën që do të ndjekë deri në anëtarësim të plotë në aleancën ushtarake më të madhe në botë.

“Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës dhe si anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin. “Finlanda duhet të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO pa humbur kohë. Shpresojmë që hapat e nevojshëm për të realizuar këtë të ndërmerren me shpejtësi, brenda pak ditësh”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull