Pacientja dhe infermieri bllokohen në ashensor, reagon QSUT

2 Minuta Lexim

QSUT ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare sa i takon incidentit të mbrëmjes së djeshme, ku një pacient dhe infiermieri mbetën të bllokuar në ashensor.

Sipas policisë gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë, ndërsa në postim thuhet se pacientja ishte me tromboemboli pulmonare, ndërsa të dy të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në reagim theksohet se ashensorët janë në sistem mirëmbajtje të plotë sipas kontratës dhe se pritet ekspertiza e mëtejshme për të zbuluar shkakun e këtij incidenti.

Reagimi i plotë:

Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.


Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.

Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit. Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull