Shoqërohet në komisariat tekniku i ashensorit të QSUT, çfarë dyshohet

1 Minuta Lexim

Tekniku përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit të QSUT është shoqëruar në komisariat, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Për shkak të një defekti, një paciente 80-vjeçare së bashku me infermieren janë bllokuar, ndërsa e moshuara ka marrë dhe lëndime në kokë, për të cilat po mjekohet në spitalin e traumës. Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej javove dhe është rrezuar mes kateve. Pritet ekspertiza për të kuptuar shkakun e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull