Pas 30 vitesh Mc Donald ka deklaruar se tashmë do të “largohet” nga Rusia përgjithmonë si shkak i luftës mes saj dhe Ukrainës.
Vendim ky i marrë për shkak të “krizës humanitare dhe mjedisit të “paparashikueshëm të punës” e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas BBC.
Hapja e restorantit të parë të McDonald’s në Moskë në vitin 1990 ishte edhe si simbol i shkrirjes së tensioneve të ‘Luftës së Ftohtë’, ndërkohë tani mbyllja e tij është solidarizim me agresionin rus në Ukrainë.
Përfaqësues të McDonal janë shpresur se do t’i shresin të gjitha peoduketet te një blerës vendas dhe do të fillojë procesin e “zhdukjes” ku përfshihet heqja e emrit, markës dhe menusë në Rusi.
Kompania tha se prioritet kanë 62 mijë punonjës rus të cilët kanë punuar për këtë kompani derisa të përfundojë çdo shitje. Ata shtuan se ata do të kenë “punësim të garantuar me çdo blerës të mundshëm”.
Gjithashtu u tha se kompania do të shlyejë një tarifë deri në 1,4 miliardë dollarë për të mbuluar daljen nga investimi i saj.