Edhe pse “Eurovision”-i ka mbaruar dhe është shpallur fituesi i këtij edicioni, në vendin tonë vijohet dhe komentohet performanca e përfaqësueses së Shqipërisë, Ronela Hajati.
Madje kjo e fundit duket se tashmë është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe “të kalbur”.
Mbrëmjen e djeshme u diskutua në një emision televiziv përfaqësimi i saj në Festivalin Europian, ku të ftuarit shprehnin mendimet e tyre pozitive dhe negative.
Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në “Instastory”.
Këngëtarja e njohur nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan: “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”.
Ndërkohë pas skualifikimit në gjysmëfinale Ronela nuk ka dalë në asnjë intervistë por nuk i ka kursyer reagimet në rrjetet sociale.
Këngëtarja që u komentua shumë për veshjen dhe për përformancën, është shprehur se ndihet se e ka fituar “Eurovision” sepse fitoi dashurinë e publikut.
Gjithashtu kujtojmë se performanca e Ronelës në gjysmëfinale është një nga më të klikuarat.