Portret i një amerikani safi/ Bickham: Në SHBA edhe për varrin duhet të paguash, ndryshe mbete jashtë

8 Minuta Lexim
Nga Orest ÇIPA * –
Ky është Bickham. Rreth 30-vjet më parë së bashku me familjen e tij, Ai u zhvendos nga Republika e Guajanës në New York për një jetë më të mirë. Ndërsa stërgjyshi i tij ka emigruar nga India në Guajanë rreth 200-vjet më parë po për të njëjtën arsye, për një jetë më të mirë!
Për ata që nuk e dinë, Guajana është një shtet në veriun e Amerikës Jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Surinami, në jug dhe jugperëndim nga Brazili dhe në perëndim nga Venezuela.
Ka kohë që e njoh Bickahm-in, ai është personi më punëtor që kam hasur deri më sot, është një njeri i veçantë, në paqe me vetveten dhe botën që e rrethon. Bic është një qenie inspiruese dhe të bën për vete me butesine e tij. Ky kompleksitet virtytetesh por edhe duke u nisur nga kurioziteti që na shtyn për përditshmërinë e të tjerëve ,vendosa ta pyes për jetën në pergjithesi, eksperiencën në SHBA dhe orgjinen e vet.
Pa hezituar e pyes se si është jeta për familjen e tij pas 230 vjetësh emigrimi ndër breza ?
Ndoshta duhen dhe 230 vjet të tjera të të kthej një përgjigje të saktë, thotë duke qeshur.
Pasi heshti disa minuta, ai vjen dhe më thotë se me siguri duhet të jetë shumë më mirë se 2-3 shekuj më parë, por edhe shumë më mirë se sot, pasi përditë e më shumë vijnë emigrantë nga India dhe Guajana këtu në SHBA. Duket sikur ska ndryshuar shumë qysh nga koha e mërgimit për në tokat pjellore!
Pse tokat pjellore ?- e pyes.
-Po ashtu u thoshnin , ashtu e kam dëgjuar nga im At,- më përgjigjet.
-Eshtë e vërtet,- i them,- për një jetë më të mirë kam ardhur edhe unë.
Stërgjyshi im shpëtoi nga shkllavëria prandaj e braktisi Indine, po ti pse ike…
– Unë i shpëtova sistemit
– Ça sistemi më thotë duke u bërë kurioz …
– Sistemit,- i them sërish dhe sikur ta kishin lënë me fjalë, të dy ja plasëm së qeshurës me të madhe…
Pasi nisëm të bisedojmë për jetën në Amerikë, Bic thotë se jeta këtu nuk është si “Ëndra Amerikane” që shohim në televizor kur jemi në vendet tona.
Ajo është diçka që nuk ekziton për disa vite , është një realitet i gënjeshtërt.
Ajo reklama e televizorit është për ata që kanë tre gjenerata këtu ose kanë pasur shumë fat.
Bickham më tregon se për 25 vjet ka bërë tre punë të ndryshmë por i duhen edhe dy vjet pune për të dalë në pension. Të njëjtën gjë më kish thënë edhe para 4-vjetësh kur u takuam për herë të parë.
– Po si ke mundur të bëshë tre punë për kaq gjatë? -E pyes.
– Nuk më rrihet pa punë,- ma kthen ai.
– Kështu jeni të gjithë ju indianët,- e ngacmova unë.
– Jo,- më thotë, – kështu jam vetëm unë, jetoj duke punuar! Kam punuar si manaxher në një kinema, si recepsionist dhe si shofer taksie.
– Po më,- i drejtohem,- sikur doja ta provokoja për ndonjë “gabim” që kish bërë në të shkuarën
– Kam punuar se më është dashur,- u gjegj sikur donte të mi fshihte 25 vitet e punës
– Duhet te kesh lekë, – i them …
– Jo jo.., mi prish gruaja të gjitha … Mundimi im shkon në gojën e tre qenve,- më thotë..
– Pse ?
– Po bashkëshortja ka adoptuar tre qen dhe kushton ca.
– Si ja bën me qentë”?- E pyeta me keqardhje.
– Janë si njerzit. Në fillim nuk i doja por tani i kam qejf dhe unë. Kafshët të bejnë për vete, – pohon duke më lënë që të kuptoja sikur nuk e kish thënë ai por që s’kisht zgjidhje tjetër veçse të pajtohej me realitetin e krijuar..
– Po ju indianët keni qejf lopët, jo qentë,- e ngacmoj tinzërisht për të parë sa të fort e ka “besimin”?
Ai qesh me të madhe dhe më pohon se do ishte mirë po të ishin lopë.
– Nga lopa merr qumesht ma ktheu , por nuk mbahen lopët në NewYork , – mërmëriti duke u zgërdheshur.
– A të mungon vendlindja i them ?
– Jo ma pret shkurt…
– Si ka mundësi?
– Është histori e gjatë por ndoshta do kthehem sërish një ditë ..
– Po pse nuk vishesh si indjan i them unë.
– Nuk e di,- më thotë. – Ka gjasa se stërgjyshi kur ka shkuar në Guajanë dhe brezat pas tij i kanë asimiluar ndër vite duke ju ofruar mesim në shkolla Katolike për tu “civilizuar “… Udhëheqësit kanë qenë Holandez, Irlandezë e më pas Britanik.
– Nuk e dashke fare traditën e të parëve,-  i them unë.
– Të them një herë tjetër më thotë se tani po iki te puna tjetër e nuk kam kohë. Orest, këtu koha është lek , mos e haro këtë që të thashë!
– Mirë i them por mos haro ti ….Se dhe dy vjet pune ke dhe del në pension ..
Qeshi me të madhe dhe ma kthen : “Qenke akoma i ri në SHBA”!
– Prit të të bëj një foto se kam 4-vjet që të njoh dhe po shkruaj dicka për ty,- i thash.
Pasi i bëra foton dhe ja tregova i pëlqeu e me shaka ma ktheu : “ Mbaje dhe mos e fshi. Ma jep javës tjetër se do t’ja jap gruas që ta shohi sa i bukur jam se këtu në New York duhet të lësh takim me gruan pasi je gjithë ditën në punë ose do vdesësh i varfër“!
– Më mirë i varfër se sa…,- thash unë.
– Ashtu mendoja dhe unë,- ma ktheu,-  por kapitalizmi të ndryshon. Do ta shohësh vet …Edhe për varr duhet të paguash këtu ose mbete jashtë ,- shtoi më tej Bic duke ikur .
– Po, po, i thashë por duhet shumë kohë të bëhem kapitalist, për momentin jam akoma emigrant …
* Autori është korespondenti i Arbëria News” në SHBA
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
 Në foto: Z. Bickham.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull