Sekuestrimi i kokainës në portin e Durrësit/ Shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes, ja çfarë u zbulua

1 Minuta Lexim

Ekuipazhi i anijes ku u gjetën 53 pako me kokainë në portin e Durrësit është shoqëruar në polici.

Kokaina u kap në hambarin e anijes Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, ndërsa nuk dihet nëse destinacion përfundimtar kishte Shqipërinë, apo ishte thjesht tranzit.

Pakot me kokainë ishin të ndara në dy çanta të cilat ishin fshehur midis ngarkesës me qymyr. Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Duket se trafikantët kanë ndryshuar taktikë për transportin e sasive të mëdha të drogës, pasi policia ka arritur të kapë disa herë kontenierët me banane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull