Ergesa Ibrushi ka humbur jetën ditën e sotme, pas dy javësh në luftë me vdekjen.
22-vjeçarja u plagos rëndë pasditen e 5 majit, pasi automjeti në të cilin ajo ishte pasagjere u përplas me një mur në zonën e Fermës, në aksin rrugor Fier-Seman.
Automjeti drejtohej nga shoqja e saj, e cila është në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti. Lajmin për vdekjen e 22-vjeçares e ka dhënë shkolla e mesme “Petro Sota, ku ajo ka qenë nxënëse në nj mesazh ngushëllimi.
“Me hidhërim të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohshëm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.
Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.