Arrihet marrëveshja/ Maxhoranca pranon kërkesat e opozitës për presidentin, ja çfarë u vendos

3 Minuta Lexim

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur në një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në tryezën e sotme të negociatave.

Partia Socialiste pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj, që opozita të propozonte kandidatët në raundet e para, e po ashtu u pranua dhe dokumentacion i dorëzuar nga PD.

Me djegien e raundit të parë, tashmë kanë mbetur dhe 4 raunde për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa sipas marrëveshjes së arritur sot në të dytin dhe në të tretin, propozimet do vinë nga opozita.

Debati në Kuvend:

Spiropali: Ejani pasdite dhe këto parime që i keni në qëndrimin tuaj, mëshirojini në emra konkretë. Propozimi i Mediut ishte i arsyeshëm.  Askush nuk mund ta vërë në diskutim ftesën tonë, ka qenë seriozë që në filli. Ky proces synon zgjedhjen e presidenit në raundet e parë, as pranojmë dhe as nuk vëmë kushte. Ne investojmë durime dhe aty ku ka nxitim dhe kërkesë për tju shmangur. Ju e shihni si një patate të nxjehtë por ësht një proces i ftohtë. PS i është përmbajtur kriteret që ju i keni sjellë. Nga PS është zgjedhur vetëm Rexhep Mejdani, burrë shumë i nderuar. Asnjë deputet nuk mund të mbajë peng zgjedhjen për pretendime për legjimitet të këtij vendi. E keni të tejkaluar këtë debat. Pyetja që lind është cila karta dhe epërsia juaj ndaj nesh, që pretendoni se ju jep eklskuzivitetin në këtë proces. Në flasim për compromise, ju nuk jeni sjellë si ne në rrethana në ngjashme. Ju s’keni hyrë ende në proces se nuk keni prodhuar ende asnjë proces apo produkt të gatshëm, ju ftojmë shumë sinqërisht të na jepni emra, këto dy raunde janë për ju dhe këta emra do i shohim pa asnëj lloj paragjykimi. T’i japim një president të të gjithë shqiptarëve se presidenti aktual ka qenë i juaj, president më opozitar nuk mund të kishit gjetur. Është detyrim juaj të sillni disa emra, pastaj diskutoni gatishmërinë tonë për t’ diskutuar.

Alibeaj: Me këtë të fundit e prishe, ju deshët të merrni presidentën e Ferderatë. S’jeni për tu testuar, këtu ka vetëm një gjë. Ky është detyrim ndaj njerëzve, por se konsideruat kështu, e keni nisur me këmbë të gabuar. A e pranoni këtë dokument apo jo. E dimë që mendja juaj është në raund e katërt dhe të pestë. Ne propozimin na e jep kushtetuta, me 20 firma propozohet një emër. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës, pikë.

Taulant Balla: Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Keni të drejtën e propozimeve. Bëjini si ta doni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Miratohet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull