VIDEO/ Tentuan ta grabisnin, momenti kur avokati ‘hedh në ajër’ me makinë hajdutët

1 Minuta Lexim

Ky është momenti dramatik kur shënjestra e një grabitjeje përplasi dy grabitës të armatosur në kryeqytetin e Kolumbisë.

Hajdutët, me motor, i drejtuan armën avokatit 28-vjeçar, Angelo Schiavenato, i cili nga ana e tij nxitoi e i dha gaz makinës, duke lënë në tokë dy burrat.

Por para se të ndodhte “aksidenti”, hajdutët i kishin marrë një orë, dy celularë dhe një gjerdan nga avokati Schiavenato dhe ndihmësi i tij, i cili ishte gjithashtu në makinë. Oficerët e policisë kolumbiane arritën të arrestonin autorët dhe tashmë ata do të ndiqen penalisht për vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull