FOTO që s’duhet humbur/ U bë virale në rrjet, Elvana Gjata “rrëzohet” në sfilatën e Valdrin Sahitit

1 Minuta Lexim

Sfilata e Valdrin Sahitit ka bërë bashkë shumë emra të njohur të showbizzit shqiptar, teksa vëmendjes nuk i ka shpëtuar edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Ajo, veshur me një fustan të zi, të gjatë dhe një të çarë sensuale dukej mahnitëse. Këngëtarja e shumë hiteve spikati me veshjet që kishte zgjedhur në event.

 

Ndërkohë që në rrjetet e saj sociale Elvana ka ndarë sot disa foto të reja të realizuara në sfilatë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.

 

Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një tjetër shaka. “Fashion show VS afterparty”, ka shkruar me humor krahas fotove.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull