Reduktimi i dëmit dhe siguria e pacientit/ Konferenca e “NAPH” sjell mesazhin e rendësishëm

6 Minuta Lexim

Nga Xhovan SHYTI –

Dymbëdhjetë kumtesa, po kaq referues temash diverse por që konvergonin në të njejtin qëllim:” Reduktimi i dëmit duhet të jetë pjesë integrale e strategjive të Shëndetiti Publik dhe atyre gjithëpërfshirëse”.

Dymbëdhjetë emra të njohur të fushave përkatëse brenda vendit, si Dr. Erion Dasho, Dr. Ervin Prifti, Dr. Arian Harxhi, Dr. Roland Shuperka, Dr. Eriona Shehu, por edhe që rezultojnë me karrierë të suksesshme jashtë kufijve të Shqipërisë, si Konstandinos Farsalinos, i University of West Attica in Greece, Erand Llanaj, Universiteti i Debrecenit, Hungar, Prof.Dr. Elena Kosevska Maqedonia e Veriut, Dr. Leidon Shapo, Angli, Ambra Hyskaj, Eötvös Loránd University, Teuta Muhollari , University of Debrecen, Faculty of Medicine dhe Ola Hysaj. Universiteti i Zyrihut, Zvicër.

E tillë u prezantua Konferenca e Shoqatës Kombëtare të Shëndetit, “NAPH” e mbajtur paraditen e të enjtes, në një nga sallat e hotel “Piazza”. Përveç referuesve të sallës homologë të tjerë i mbajtën kumtesat e tyre nëpërmjet lidhjeve on-line nga Greqia, Hungaria, Anglia, Italia, Zvicra, duke vijuar kështu traditën e organizimeve të mëparëshme, siç theksoi në fjalën hapëse të eventit Dr. Adrian Hoxha, drejtuesi i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit.  Në tematikat e trajtuara referuesit sollën përvojat më bashkëhore të fushës së shëndetit publik mbarëbotëror, kurse në përmbyllje adresuan tekstin e mëposhtëm, me rekomandime të adresuara institucioneve shtetërore.

“Konferenca e sotme është organizimi i tretë që Shoqata Kombëtare e Shëndetit “NAPH” organizon në fushën e redukimit të dëmit. Tashmë, pas gjithë diskutimeve ku janë angazhuar ekspertët më të mirë vendas së bashku me kolegë rajonalë dhe ndërkombëtarë, është bërë e qartë se redukimit i dëmit si koncept i shëndetit publik duhet të kalojë përtej fushave tashmë tradicionale si parandalimi i dëmeve të duhanit, alkoolit, drogës, etj.

Ju sot patë mjekë klinicistë me reputacion në fushat e tyre të cilët i kanë kaluar kufijtë e mjeksisë klinike dhe sot lektrojnë mbi koncepte tepër të çmuara të shëndetit publik, si parandalimi, protokollet, përdorimi i teknologjive më bashkëkohore (si inteligjenca artificiale) për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe sigurinë e pacientit.

Nga të gjithë lektorët, gati 30 në tre konferencat tona të fundit, ka dalë e qartë se në mjeksinë e sotme nuk mund të flitet më thjesht për reduktim dëmi, por për sigurinë e pacientit, një nga konceptet bazë të ofrimin e kujdesit shëndetësor bashkëkohor dhe modern.

Nga këto tre konferenca ne dalim me rekomandimet e mëposhtme:

  • Reduktimi i dëmit duhet të jetë pjesë integrale e strategjive të shëndetit publik dhe strategjite gjithëpërfshirëse të shëndetësisë.
  • Jo thjesht strategjitë, por edhe politikat e sektorit të shëndetësisë duhet të fokusohen në përmirësimin e sigurisë dhe reduktimin e dëmit.
  • Reduktimi i dëmit të jetë pjesë e punës së mjekëve në çdo nivel, jo vetëm në fushën e shëndetit publik, por edhe në mjeksinë e familjes dhe atë të kujdesit spitalor. Parimi latin, “primum nil nocere” është një nga konceptet e parë që mjekët e rinj mësojnë dhe duhet të jetë edhe boshti i çdo përpjekje për redukimin e dëmit.
  • Reduktimi i dëmit duhet të jetë pjesë jo vetëm e edukimit mjeksor në vazhdim, por edhe e edukimit bazë në sistemin universitar.
  • E fundit, por më e rëndësishmja, redukimi i dëmit kontribon ndjeshëm në arritjen e synimit të vendosjes së pacientit në qendër të sistemit, pasi një sistem më i sigurt, ngrihet në radhë të parë për të garantuar sigurinë e pacientit.

Ne garantojmë që do të jemi partnerë seriozë dhe të besueshëm për institucionet kryesore, përfshi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Institutin e Shëndetit Publik, operatorin kombëtar dhe operatorët rajonalë, si dhe do të jemi pranë kolegëve me trajnime, ekspertizë dhe mbështetje për t’i trajnuar dhe aftësuar ata nga ana profesionale”./ArberiaNews.net

                                               

 

                                                                  

                                                                                

                                                              

                                                   GALERI FOTOSH NGA KONFERENCA E III-të E SHOQATËS KOMBËTARE TË SHËNDETIT.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull