Në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm është hedhur në erë me tritol një lokal, ku më pas është djegur edhe një furgon i parkuar para tij. Të dy objektet janë në pronësi të efektivit të policisë së Komisariatit Shkodër, Ndrek Rrasa.
Ky i fundit bëhet e ditur se ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me persona te tjerë dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse.
“Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mnd ta ketë vënë tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”. Ka deklaruar 46-vjeçari.
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.