Aktorja e njohur, Ellen Barkin, ka dhënë dëshminë e saj për gjyqin 100 milionë dollarë të Johnny Depp dhe Amber Heard. 68-vjeçarja është shprehur se ish-partneri i ka hedhur njëherë një shishe verë dhe e quajti atë një “burrë kontrollues dhe xheloz”.
Barkin tha se u takua me Depp rreth vitit 1990 dhe zhvilloi një miqësi që zgjati 10 vjet. Madje ata kanë luajtur së bashku në filmin “Fear and Loathung” në Las Vegas.
E pyetur nëse marrëdhënia e tyre u bë “romantike”, aktorja tha me një buzëqeshje se ndodhi rreth vitit 1994 kur ajo u zhvendos në Hollywood.
68-vjeçarja shtoi se miqësia kaloi nga një “miqësi thjesht platonike në romantike”, ku më pas kërkoi që të korrigjonte regjistrimin dhe tha: “A mund ta ndryshoni atë në seksuale? Faleminderit”.
Sipas saj, lidhja zgjati disa muaj dhe ajo shkonte në shtëpinë e aktorit të famshëm, ose ai shkonte në shtëpinë e saj tre ose katër herë në javë.
Barkin, duke folur në një deklaratë të regjistruar paraprakisht, u shpreh se ajo ishte “gjithmonë e vetëdijshme” që Depp pinte shumë.
“Ai ishte i dehur thuajse shumicën e kohë. Ai pinte verë të kuqe”, tha 68-vjeçarja, e cila ka shtuar se ajo e ka parë atë duke pirë kokainë, marijuanë dhe droga halucinogjene.
Një nga avokatët e Heard pyeti: “A erdhi një kohë kur zoti Depp veproi në një mënyrë që ishte jashtë kontrollit me ju?”.
“Po. Depp hodhi një shishe verë në dhomën e hotelit në një rast, në Las Vegas, ndërsa xhirohej ‘Fear and Loathing’. Një sherr po ndodhte, mes Johnny Depp dhe shokëve të tij në dhomë”, tha Barkin.
Kjo e fundit tha se nuk i kujtohej nëse shishja ishte plot dhe nuk e goditi atë apo dikë tjetër. Më pas ajo ka shtuar se Depp ishte shumë xheloz.
“Ai është thjesht një njeri xheloz, duke kontrolluar, ku po shkon, me kë po shkon. Çfarë bëre natën e kaluar. Një herë pata një gërvishtje në shpinë që e zemëroi shumë, shumë sepse ai këmbënguli se kjo vinte nga seksi me një person që nuk ishte ai”, rrëfeu 68-vjeçarja.