Një tornado që ka goditur Gjermaninë ka plagosur më shumë se 50 persona dhe të paktën 10 janë dërguar me lëndime të rënda në spital.
Erërat deri në 130 km/h goditën qytetin perëndimor, Paderborn ditën e djeshme, duke rrafshuar një dyqan mobiliesh.
Forcat e sigurisë thanë se shumë çati u hodhën në herë dhe pemë u shkulën në zonën përreth. Ndërkohë në rajonin jugor të Franconisë Qendrore, një kasolle prej druri u shemb, duke plagosur 14 persona, përfshirë fëmijë.
Një grua 37-vjeçare u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda. Turistët në Spalt kishin kërkuar një vend për t’u strehuar nga stuhia që po afrohej në kasollen rreth 85 metra katrorë, e cila më pas u anua anash dhe u shemb.
Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se makinat në Paderborn ishin përmbysur. Gjithashtu udhëtimi hekurudhor u ndërpre, pasi policia u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda.
Shërbimet meteorologjike gjermane kishin dhënë një paralajmërim stuhie të premte dhe parashikuan rrebeshe deri në 130 km/h në disa vende.
Moti i keq goditi fillimisht perëndimin e vendit dhe ishte caktuar të udhëtonte drejt lindjes më vonë në mbrëmje.