‘Biletë falas për të gjithë’/ Prishtina ndërmerr nismën interesante për transportin publik

1 Minuta Lexim

Bileta do të jetë falas për të gjithë ata që sot dhe nesër do të zgjedhin transportin publik në Prishtinë.

Kjo është një nismë mjaft interesante, për të nxitur qytetarët të zgjedhin transportin publik dhe alternativat e tjera në vend të makinës private. Kjo në kuadër të “luftës” kundër ndotjes.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë transportin publik dhe alternativa të tjera, si patina dhe biçikleta”, shkruhen në njoftim.

A do të donit kjo nismë të praktikohej në qytetin tuaj?

‘Biletë falas për të gjithë’/ Prishtina

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull