‘Doja t’i thërrisja arbitrit, por nuk më dilte zëri’, Aguero rrëfen problemin me zemrën

2 Minuta Lexim

Do të mbetet me siguri një nga ditët më të këqija të jetës për të. Ishte minuta e 41-të e ndeshjes Barcelona-Alavesh, kur Aguero u rrëzua në tokë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Ekzaminimet e mëvonshme zbuluan më pas një aritmi kardiake që i dha fund karrierës së tij futbollistike. Kanë kaluar gati shtatë muaj nga 30 tetori dhe duke folur para kamerave të “El Hormiguero”, sulmuesi argjentinas ka rikthyer ato momente tragjike.

“Fillova të ndihesha keq dhe doja t’i thërrisja arbitrit që të ndalonte lojën – tha Aguero, – “por zëri nuk ,ë dilte. Pikërisht atëherë fillova të ndihesha i trullosur, kështu që e kapa nga dora një mbrojtës dhe i kërkova të ndalonte lojën. Më pas filluan marrje mendsh dhe aritmi. Kur ndaloi, më çuan në spital dhe u shtrova për tre ditë”.

Argjentinasi tha se edhe para fillimit të sezonit kishte pasur disa shenja: “Fillova të ndihesha keq parasezonit, me simptoma të çuditshme, por mendova se ishte stërvitja, vapa… Më pas u dëmtova dhe u ndala për pak muaj, u ndjeva në siklet. Pastaj u ktheva në stërvitje dhe nuk merrja frymë mirë. I thashë një doktori që isha i sëmurë, më pas më filloi aritmia. Ata bënë testet dhe gjithçka shkoi mirë, por ndodhi ajo në stadium”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull