Dëtaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin nr.3 në Tiranë.
Sipas burimeve Ludjan Zaimi ka qëlluar me 7 plumba kolegun e tij Caush Saliasi, duke i marrë jetën.
Mësohet se autori kurohej nga depresioni ndërsa në dëshminë e tij ai është shprehur se kolegu i tij e shante, pinte dhe nuk punonte.
Ndërkaq Saliasi ka marrë 7 plumba në kokë dhe trup.
Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi “pasi e tallte prej kohësh”.
Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu.
Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë është i shoqëruar në ambientet e komisariatit për t’ju nënshtruar veprimeve hetimore.