“Unë i vesha në fejesë”/ Armina Mevlani zbulon detajin e përbashkët me Kourtney Kardashian (FOTO)

1 Minuta Lexim

Të dielën që kaloi, më e madhja e motrave Kardashian i dha fund beqarisë. Kourtney ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së saj me Travis Barker, me të cilin u martua në Portofino të Italisë.

Festimet nisën tre ditë para ditës së madhe, ku yjet televizive morën gjithë vëmendjen me paraqitjet e tyre.

Por një detaj që i ka rënë në sy blogeres së njohur, Armina Mevlani, janë sandalet e nuses. Në një moment, Kourtney u shfaq e veshur edhe me një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’.

“Unë i vesha në fejesë”/ Armina Mevlani zbulon

Armina ka treguar në “Instagram” se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën me Shkëlzen Berishën. Madje blogerja ka publikuar disa fotografi në “Instastory” nga fejesa e saj.

Siç duket, sandalet i ringjallën kujtimet e një periudhe shumë të bukur të jetës. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!”, shkruan Armina, e cila prej 9 vitesh tashmë në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë i vesha në fejesë”/ Armina Mevlani zbulon

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull