Sali Berisha, ky kriminel lufte…

3 Minuta Lexim
Nga Idajet BEQIRI –
Sali Berisha, ky krimineli i luftës, që me Bandën e tij kriminale bëri trafikun e armëve dhe të karburantit në favor të fashistit Millosheviç kundër Bosnjës dhe Kosovës, ky kryetar i Organizatës Kriminale të vitit 1997 që hapi depot e armëve dhe urdhëroi masakrat e Cërrikut, të Përmetit, të Vlorës, duke bërë krime kundër njerëzimit, ky Kryetari I Organizatёs Kriminale të vrasjeve në Gërdec dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” etj etj, krime pa fund, sot ju puftisë shqiptarëve me një krim tjetër të rëndë.
Për të sulmuar Qeverinë Rama se po tërhiqet nga rekurset në Gjykatën e Lartë për gjoja “favorizimin e mafies së pronave, të kanabisit…” etj, në fakt ju vërsul si bisha fakirfukarenjëve të këtij vendi që po vuajnë padrejtësisht pasojat katastrofale që u janë shkaktuar shqiptarëve të varfër nga rekurset pa sens, abuziv, dashakeqës dhe antinjerëzore të administratës publike dhe institucioneve të shtetit ndaj vendimeve të të dyja shkallëve të gjykimit, të cilat u kanë dhënë të drejtë qytetarëve të këtij vendi.
Këto gjyqe të bëra nga qytetarët e këtij vendi kanë qënë për të përfituar pensionin e pleqërisë dhe të invaliditetit, për të përfituar shpërblimet nga largimi i padrejtë nga puna, për të përfituar një banesë nga privatizimi etj. Këta qytetarë i kishin fituar gjyqet në të dyja shkallët e gjykimit, por nuk e fitonin dot të drejtën e tyre sepse për motivet që theksuam më sipër, administratat dhe institucionet e shtetit i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurse për të bllokuar dhënien e së drejtës qytetarëve.
Për shkak të ngarkesës së madhe të punës në Gjykatën e Lartë këto çështje nuk janë shqyrtuar për vite e vite me radhë, dhe ajo që është më tragjikja, për shkak të këtyre zvarritjeve mbi dhjetë vjet të këtyre gjyqeve, shtetas të ndryshëm kanë vdekur dhe nuk e gëzuan dot pensionin e invaliditetit, të pleqërisë, banesën apo shpërblimin e fituar në dy shkallët e gjykimit.
Heqja dorë nga këto rekurse formale dhe dashakeqe të qeverisë shqiptare është një lajm shumë i mirë, në interes të popullit, dhe jo siç ulërin kundër kësaj nisme, e cila është në interes të shqiptarëve, kryekrimineli antishqiptar Sali Ram Berisha, ky “Non Grata” meritor i Shqipërisë dhe i gjithë botës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull