Një rezultat historik për vendin tonë në një kompeticion sportiv për femra. Shqiptarja Evangjelia Veli është shpallur kampione e Europës në peshëngritje për peshën deri në 55 kg për femra. Veli mori medalje ari në disiplinën shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.
Evangjelia Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt. Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhepërfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. Kujtojmë se peshëngritësja shqiptare Veli shkëlqeu me para qitjen e saj edhe në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u mbajt në Prill 2021 në Rusi, ku fitoi medaljen e bronzi në kategorinë e peshave 55 kg dhe arriti që të fitonte medalje bronzi në stilin e shkëputjes pasi ngriti 89 kg, duke zënë vendin e tretë. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tri rekorde të reja kombëtare, ndërkohë që një vit më pas ja doli të shpallet Kampione e Europës.