Alarm në Athinë, një person i armatosur kërcënoi se do të hapte zjarr para Parlamentit grek

1 Minuta Lexim

Një burrë gjysmë i zhveshur i armatosur në gjendjë të rëndë psikologjike ka vënë në alarm policinë greke që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I ndodhur para Parlamentit grek, burri mbante një pankartë ku shkruhej: ‘Mbreti Minos, grusht shteti’ dhe kërcënonte se do të hapte zjarr.

Brenda pak minutash forcat e policisë rrethuan Parlamentin grek dhe bllokuan rrugët.

Nuk ishte e qartë nëse ai kishte një kërkesë apo donte të kryente vetëvrasje, shkruan media helene prothema.gr.

Pas rreth 90 minutash, burri u arrestua , pasi forcat e ndërhyrjes së shpjetë arritën ta çarmatosin dhe ta arrestonin.

Pas orës 5:00 të mëgnejsit të gjitha rrugët rreth Parlamentit grek janë hapur.

Shënim: Mbreti Minos që burri kishte shkruar në pankartë, thuhej se ka qenë mbret i fuqishem në Kretë dhe se ka sunduar në pallatin madhështor në Konos. Thuhet gjithashtu se Mbreti Minosi sundonte me mençuri dhe drejtësi dhe ka mbajtur lidhjet me shumë qytete greke dhe lidhje miqësore ka pasur veçmas me Athinën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull