Një nuse australiane ka bërë një zbulim të neveritshëm nën fustanin e nusërisë, në natën më të madhe të jetës së saj. Pas kërcimit të parë me bashkëshortin Jayden, Madalyn Wise zbuloi një shushunjë gjakpirës të lidhur në këmbën e saj.
Kur më në fund e kuptoi se kishte parazitin pas gjurin dhe e hoqi atë, fustani i saj i shtrenjtë i nusërisë ishte bërë me gjak.
Ky moment tronditës është publikuar në “TikTok” dhe menjëherë është bërë viral në rrjet, duke marrë 13.5 milionë shikime në rrjetin social.
“Daily Mail” shkruan se në momentin që nusja e gjeti shushunjën, ajo ishte e fryrë me gjakun e saj dhe dukej se kishte qëndruar në këmbë të Madalyn për orë të tëra.
“Ka gjithmonë diçka që nuk shkon mirë në dasmën tuaj, apo jo?”, shkruan nusja në videon e postuar në “TikTok”.
Ndërkohë komentuesit që kanë mbetur të shokuar, fillimisht kanë menduar se Wise ishte me perioda, gjë që e ka menduar edhe ajo para se të zbulonte shushunjën.