“Pikëllim”/ Berisha pas homazheve për Bujar Nishanin: Ishte miku im më i çmuar

1 Minuta Lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Presideëncë ku po zhvillohen homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.

Përpara media, Berisha shprehu ngushëllimet për bashkëshorten, fëmijët dhe qytetarët shqiptarë.

“Isha për të ndarë zinë e kësaj gjëme të madhe që iu ka rënë. Familja një prind të shkëlqyer, bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij.
Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi, por edhe një miqësi e përsosur që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rënie. Parkundrazi erdhi gjithnjë në forcim. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është midis nesh. Por e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë, përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si mik dhe bashkëpunëtor.
Iu shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe shqiptarëve që humbën ish kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet Presidencës. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull