Meta i rrethuar nga fëmijët, uron 1 Qershorin

1 Minuta Lexim

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto me disa fëmijë teksa ka uruar 1 Qershorin.

Meta thotë se çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

Një ditë e veçantë feste dhe gëzimi që na kujton sot rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm që nuk lejon abuzimin e tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe drejt sukeseve në të gjitha fushat e jetës.
Çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen.
Gëzuar festën dhe 1 Qershor qoftë çdo ditë e fëmijëve tanë’, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull