Mjekja e njohur paralajmëron frikshëm: Mos guxoni më të urinoni në dush

1 Minuta Lexim

Një mjeke e njohur në rrjet i ka paralajmëruar njerëzit që të ndalojnë së urinuari në dush.

Urogjinekologia Dr Teresa Irwin, e specializuar në shëndetin urinar, u shpjegoi 84,700 ndjekësve të saj në TikTok se duke urinuar teksa bëjmë dush, ne në fakt po i trajnojmë fshikëzat tona që të duan të zbrazen kur dëgjojmë zhurmën e ujit.

“Kështu që sa herë që të jeni duke larë duart apo enët, fshikëza juaj do të dojë të urinojë.”-u shpreh ajo.

Nëse urinoni në dush ose hapni rubinetin apo dushin dhe më pas uleni në tualet për të urinuar teksa uji rrjedh, ju po krijoni një lidhje në trurin tuaj midis tingullit të ujë të rrjedhshëm dhe ndjenjës se duhet urinoni.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull