Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një shtetas i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë”.
Dyshohet se shtetasi me iniciale E.B pas një sherri ka goditur me sende të forta një 46-vjeçar i cili ka përfunduar me fraktura të shumta në spitalin e Korçës. Burimet e bëjnë me dije se konflikti dyshohet për një femër, autori dhe i plagosuri i komunitetit egjiptian. I plagosuri Sokol Duro është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Njoftimi i policisë Korçë:
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.