Ismail Xhaferri: Janë dy Shqipëri, njera për të ndershmit, tjetra për kusarët

3 Minuta Lexim
Megjithse prej vitesh e shkon jetën larg Shqipërisë, në fakt jo dhe shumë larg, veç pak orë udhëtimi me avion, poeti zemërmadh Ismail Xhaferi, nuk rresht së dedikuari për çdo ditë vargje vendit të tij, që për fatin e zi të të gjithë shqiptarëve, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite në pas komunizëm vijon të përpëlitet midis qënies dhe mos qenien në demokraci. Në sistemin të cilin, së bashku me lirinë dhe barazinë para ligjit, PD-ja e atyre viteve u’a premtoi se do t’ua sillte, kurse ndodhi që i zhgenjeu. Sikurse vijoi ti zhgënjejë gjithë politika e partive që hipën në kolltukun e ngrohtë të pushtetit, pas saj. Në vend të asaj çka premtoi, pra ndërtimit të një Shqipërie perëndimore “si gjithë Europa”, me “liri-demokraci-barazi”, kur kanë kaluar 30 vite nga premtimet e para elektroale, politika e mender burrështetasve e ka ndarë vendin në dysh. Në “dy Shqipëri, “Njera ireale,tjetra e vërtetë”, “njera për të ndershmit, tjetra për kusarët”, sikurse poetizon Ismail Xhaferi, në poezinë e mëposhtme, që është më e fundit në rradhë. Shijoheni atë. / Xhovan SHYTI-drejtues i Arberia News. net/
Në foto: Poeti Ismail Xhaferi
JANË DY SHQIPËRI
Jane dy Shqiperi,
Tash e disa vjet,
Njera ireale,
Tjetra e vertete.
Jane dy Shqiiperi,
A i keni pare?
Njera luks e qejf,
Tjetra shpresat vrare.
Jane dy Shqiperi
Ndaj me merr te qaret,
Njera per te ndershmit,
Tjetra per kusaret.
Jane dy Shqiperi,
Qe ndryshime kane,
Nje per deputetet,
Nje per fukarane.
Jane dy Shqiperi,
Qe une u qaj hallin,
Njera qe e vjedhin,
Tjetra qe e tallin.
Jane dy Shqiperi
Qe na kane zhuritur
Nje me miliardere,
Nje me te uritur.
Jane dy Shqiperi,
Ku na derdhen lotet,
Nje per me te dobetit,
Tjetra per te fortet.
Nje e politikes
Qe po na merr xhanin,
Qe kerkojne dieta,
Si te heqin dhjamin.
Njera e atyre,
Qe s’kane buke ne magje,
Tjetra e atyre,
Qe ndertojne pallate.
Njera e femijve,
Qe braktisin shkollat,
Tjetra e gjyqtarve,
Qe “shenojne golat”.
Nje e burgaxhiut
Qe vjedh ndonje pule,
Tjetra e ministrit,
Qe vjedh se ka vule.
Nje e opozites,
Qe ka ngritur zene,
Kur vjen ne pushtet,
Harron çfare ka thene.
Jane dy Shqiperi,
Ku partite e majta,
Jane bere borgjeze,
Dhe super te djathta.
Jane dy Shqiperi,
Ne dore te te marreve,
Nje e patrioteve,
Nje e tradhetareve.
Jane dy Shqiperi,
Nje pa buke ne darke,
Tjetra plot me vila,
Ne Lalez e Farke.
Jane dy Shqiperi.
Kushdo i shikon,
Njera e marre peng,
Tjetra qe duron.
Jane dy Shqiperi,
Sic kane qene gjithmone,
Nje per sherbetoret,
Tetra per pardone.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull