Vendos FIFA/ Ja cilat janë rregullat e reja për Botërorin “Katar 2022”

1 Minuta Lexim

Botërori i Katarit po afron dhe FIFA ka planifikuar disa rregulla të reja, që më parë u vunë në zbatim nga UEFA në Europianin e verës së kaluar. I pari është ai i numrit të lojtarëve që mund të grumbullohen nga çdo ekip.

Në vend të 23 lojtarëve, tani trajnerët e përfaqësueseve mund të grumbullojnë 26 të tillë për fazën finale të turneut. Megjithatë, në ditën e ndeshjes, vetëm 23 do të jenë të gatshëm për të luajtur, me 3 futbollistë që do të ndjekin sfidat nga tribuna.

Rregulla e dytë është ajo e 5 zëvendësimeve, që do të përdoret edhe në Katar 2022. Rregulli në fjalë u vendos në zbatim si pasojë e situatës me COVID në një periudhë kur lojtarët përjetonin stërvitje me pauza për shkak të infektimeve duke rrezikuar dëmtime.

Por FFIA mendon se ky rregull duhet të përdoret edhe në Katar, pasi shumë futbollistë do të kenë vetëm një javë pushim në nëntor mes shkëputjes nga klubi i tyre përkatës dhe fillimi i aktivitetit. Ndaj për të evituar dëmtime dhe sforcim të lojtarëve përtej limiteve, do të përdoret në këtë aktivitet rregulli i 5 zëvendësimeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull