Zgjedhjet në PD/ Ja cilët janë fituesit e posteve në selinë blu

2 Minuta Lexim

Flamur Noka, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votive që zgjati disa orë në selinë blu, Noka rezultoi fitues me një diferencë të thellë votash përballë Arben Ristanit.

Më tej, gara për nënkryetarët ishte e ngushtë. Fitues u shpallën Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi, ndërsa Belind Këlliçi qëndroi deri në fund në garë për shkak të diferencës së ngushtë.

Në Këshillin Kombëtar të PD, u votua gjithashtu edhe sekretariatet e reja, ku demokrati Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çeshtje Ligjore dhe Çështje Elektorale, kurse Ervin Minarolli do të jetë Sekretari i Ri Organizativ.

Pas përfundimit të mbledhjes së parë të Kryesisë, ish-kryeministri njëkohësisht kryetari Sali Berisha u shpreh se nuk do të ketë dublim funksionesh dhe se do të ketë një shpërndarje sa më të gjerë të posteve.

Procesi i Rithemelimit të PD që nisi nga 11 dhjetori me Kuvendin Kombëtar, tashmë është I kompletuar, pasi PD i ka të gjitha strukturat e plotësuara.

Sekretariatet dhe fituesit:

Sekretariati për Cështjet Zgjedhore, fiton Ivi Kaso

Sekretatiati për Pushtetin Vendor, fiton Ylli Asllani

Sekretariati për të drejtat e njeriut, fiton Bislim Ahmetaj

Sekretariati për Burimet Njerëzore, fiton Ervin Minarolli

Sekretariati për Integrimin Europian, fiton Edmond Spaho

Sekretariati për të perndjekurit Politik, fiton Lorenc Luka

Emigracioni dhe Diaspora, fiton Indrit Hoxha

Organizatat partnere, fiton Megi Balliu

Sekretariati per transparence, fiton Ledina Mandia

Sekretariati per Marredheniet me Publikun, fiton Jola Hysa

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull