“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë”, reperi i njohur ngacmon Donaldin për Borën

1 Minuta Lexim

Reperi i njohur, Gjiko, ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donald Veshajt dhe Bora Zemanin.

Ndërsa po zhvillonin një sfidë me ‘freestyle’, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë.”

“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”- u shpreh Gjiko.

Nga ana tjetër Donaldi preferoi të mos flasë, duke mos pohuar apo mohur, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit.

Nëse deri më tani nuk ka pasur një reagim konkret nga Bora dhe Donaldi, mund të themi se ky është reagimi i parë i qartë që vjen nga njëri prej protagonistëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull