Aktorja e njohur dhe njëkohësisht deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, ka zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.
Sipas Matoshi, Kieth ndryshe nga ajo, kërkonte që të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.
“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qenë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana në “ATV.”
Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.
Ishte Keith ai që fshiu çdo foto me Adrianën në rrjete sociale dhe ka reaguar lidhur me ndarjen duke u shprehur se uron shumë që Adriana ta kalojë sa më lehtë.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica e tyre duan vetëm senzacionin. mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ishte gjëja e duhur për tu bërë”, tregoi asokohe Keith.