Cikël shkrimesh investigative/ KESH, dosjet e mbyllura të aferave korruptive

3 Minuta Lexim

 Afera korruptive “CEZ-DIA” rikthehet, herë pas here, në qendër të vëmendjes së medias së printuar e asaj të internetit , e vlerësuar si një ndër më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë paskomuniste.

Përsonazhet e saj tashmë dihen, sikurse dihet dhe fati i dosjes hetimore që, pas dënimit dhe burgosjes së Kastriot Ismailit,  personazhit të vetëm të hetuar e gjykuar, u mbyll duke lenë pezull arradhën e të tjerëve të përfshirë në këtë korrupsion galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.

Dhe ndërsa dosja është rimarrë nga prokuroria SPAK për rihetim duhet të sjellim në vëmendje se CEZ-DIA është, sigurisht, afera korruptiva më e madhe por jo e vetmja e luajtur brenda strukturave zyrtare të Korporatës Elektroenergjitike. Dikur me emërtesën KESH, më pas CEZ-DIA dhe sot OSHEE.

Historitë me sipërmarrje aferash korruptive të kësaj kompanie me kapital shtetëror janë më të herëshme. Kanë qenë prezente që në kohën kur KESH drejtohej nga Engjëll Çuçi, por dhe nga Andi Beli e Andis Harasani, Agron Heto, Benet Beci etj.

Redaksia e Arberia News.net dispononon një serë dokumentash zyrtare që e vërtetojnë këtë veprimtari aferash korruptive, të cilën do të nis ta publikoj në vijimësi për ti bërë të ditur publikut të gjerë taksapagues mënyrën se si  fondet e taksave të tij janë përvetësuar nga zyrtarët e lartë që vijojnë ti përdorin ato për qejfin e vet, të patrazuar nga institucionet përkatëse të ndëshkimit.

E theksojmë: Kur KESH drejtohej nga Engjell Çuçi, Andi Beli, Andis Harasani etj. Së shpejti: “Dosjet e mbyllura të aferave korruptive KESH”. Nga Xhovan SHYTI, Arbëria News.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull