Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për sot

1 Minuta Lexim

Pjesa e parë e ditës do të sjelli alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditë parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në vendin tonë, ku në zonat malore pritet të zhvillohen herë pas here duke sjellë reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull