Ligji për menaxhimin e mbetjeve dhe fati i grumbulluesve individualë

15 Minuta Lexim

Nga Elona Kodhel

Për mjedisin dhe natyrën, sot, sikundër dhe dje, korniza ligjore në vendin tonë synon të jetë sa më mbrojtëse nëletër. Nuk është hera e parë që në Shqipëri të hartohen dhe të miratohet ligje që janë në avangardë, krahasuar edhe me vende të tjera të zhvilluara të Evropës, por qëndiqen nga problematika të mëdha në lidhje me zbatimin dhe realizimin praktik të të gjitha neneve përbërëse të tyre. Vetëm pak javë më parë, nga 1 qershori 2022  nisi të zbatohet në nivel kombëtar njëfushatë e cila kërkon të sjellë në qendër të vëmendjesrrezikun e ndotjes së mjedisit nga qeset plastike. Kjo nismë e shumëdebatuar në Komisionet parlamentare në 17 mars 2022, u arrit të miratohej në parlament me 80 vota pro 26 kundër dhe 2 abstenim, duke vulosur kështu ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri. Sipas këtij akti, ndalimi final i prodhimit apo hedhjes në treg të qeseve plastike merr rrugë definitive në Shqipëri dhe ne bëhemi realisht vendi i parë nëEvropë që i bashkohemi një nisme të tillë. Paralelisht me këtë akt, e njëjta frymë novatore është edhe nëLigjin Nr.10 463, datë 22.9.2011 PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE, ku mes neneve tësqaruara në hollësi, kemi një përshkim të të gjitha proceseve, detyrave, përgjegjësive, aktorëve kryesorëdhe periferikë që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte me menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Në gjithë këtë mes, fati i njeriut që unë shoh nga dritarja e që grumbullon materiale të riciklueshme e qëmund të shiten në pika grumbullimi, ku është? Bëhet fjalë për një burrë rreth të pesëdhjetave, që e gjen në mëngjes dhe në mbrëmje në zonën pranë vendit ku punoj, e që rraskapitjen e ka të shkruar në fytyrë që në pikë të mëngjesit. A e di ai që ligji i vitit 2019 trajton gjëra që lidhen me punën e tij të përditshme e që mund të ndikojnë tek jetëgjatësia ose jo e atij profesioni qëbën çdo ditë?

Me këto pyetje në kokë, vendosa të bëj kujdes dhe tëmbaj shënim emrin dhe historinë e këtij njeriu, qëmbijetesën e ka duke gërmuar mes mbeturinave. E gjeta të nesërmen në të njëjtën zonë, duke grumbulluar kanoçe në një kazan dhe vendosa t’i bëja një intervistë, që hodhi shumë dritë mbi jetën dhe punën e këtij njeriu. E quanin Fatos M. 56 vjec, i ve’ nga gruaja dhe me tre fëmijë. Me arsim tëtëvjecar, pa një profesion, qëjeton në një shtëpi me qira në një nga fshatrat e zonës.

– Fatos, sa vite ke që e kryen këtë punë? – e pyes.

Shumë vite. E kam lënë vetëm kur kam qenë jashtëvendit, në Greqi dhe në Maqedoni. Jashtë punoja punëtë ndryshme, paguhesha mirë. Me kursimet që merrja, kur kthehesha në Shqipëri jetoja pa qenë i detyruar ta bëja këtë punë. Por kur mbaronin paratë dhe kur nuk kisha asnjë mundësi punësimi, kjo mbetej zgjidhja e vetme.

– Kjo është puna jote e vetme? Sa orë në ditë e bën këtëpunë?

– Varet. Ndonjëherë edhe dhjetë, dymbëdhjetë orë. Si ec puna.

Dhe çfarë mbledh më së shumti?

Kanoçe, hekur, alumin, xham, ato që vlejnë më shumë.

E shoh me vëmendje. Fatosi duket më i lodhur dhe mëi vrarë nga jeta se të tjerët që kanë një moshë me të. Megjithatë, dua të vazhdoj me pyetjet dhe i them:

– Sa të ardhura arrin të nxjerrësh nga kjo që bën?

Kjo pyetje e bën të qeshë. Fut duart në xhepa dhe i kthen nga ana tjetër. janë bosh.

– Kjo punë është sa për të mos vdekur për bukë këtu. Ca vite më parë gjendja ishte më mirë. Kur kisha dhe gruan gjallë, punonim të dy dhe arrinim të siguronim 30 mijë, dyzet mijë në ditë. Ishin kohë të arta kur ishim më të fuqishëm, dhe arrinim t’i vishnim dhe t’i mbanim mirë edhe fëmijët.

– Po sot pse kanë ndryshuar gjërat? – e pyes unë.

– Sot jemi shtuar shumë. Secili zë një zonë të tijën, e nuk të lë të futesh atje. Na ka rastisur edhe të zihemi për këtë pjesë. Kjo punë, që të bëhet si duhet, duhet tëketë një organizim, si në Greqi, si në Maqedoni. Aty firmat i punësojnë njerëzit që  bëjnë këtë punë, e iu japin doreza, maska, të gjitha që duhen që ata të jenë tëmbrojtur e mos iu ndodhë gjë.

– Po e di ti që ne kemi një ligj që është po aq i mirë dhe po aq i vlefshëm, sa ligjet në Greqi dhe në Maqedoninëe Veriut? – e pyes, duke e ditur mirë që nuk do të marr përgjigje prej tij.

Atëherë nis t’i shpjegoj me vëmendje disa nga nenet kryesore të ligjit të vitit 2019, për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Neni 5: “Mbrojtja e shëndetit tënjeriut e mjedisit: Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorurprocese ose metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin dhe sidomos:a) duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët;b) duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë; c) duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose erërave, në përputhje me përcaktimet e akteve të tjera ligjore apo nënligjore.

Fatosi tund kokën dhe është dakord. Unë i ngul sytë te duart e tij. I ka të nxira, të çara, mosmëkeq.

– Mjetet mbrojtëse nuk përdor që të paktën të ruash veten dhe shëndetin? – e pyes dhe mendoj që ky nen, duhet të parashikojë edhe mbrojtjen e shëndetit të atyre njerëzve që punojnë çdo ditë në këtë industri mbijetese.

Fatosi nuk përgjigjet menjëherë. Mbushet pak me frymë dhe thotë:

Po për mua çfarë thotë ky ligji?

Atëherë kaloj më poshtë. I shpjegoj që zona, qarku ku jeton, ka detyrim të hartojë një plan të detajuar për menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke marrëpërsipër përgjegjësinë që të mendojë në mënyrëkonkrete edhe për fatin e atyre që janë në vijë të parëpër grumbullimin e materialeve të riciklueshme nga kazanët e plehrave.

Fatosi nuk është i bindur.

– Po, unë, unë, ku jam këtu brenda ligjit? – më pyet ai.

Nuk e di ku do të dalë. Megjithatë, është një pjesë ku Fatosi dhe të gjithë njerëzit që bëjnë punën e tij çdoditë, mund ta gjejnë veten.

– Ti je tek neni 21, – i them.

– Neni 21?

“Përgjegjësia për menaxhimin e integruar tëmbetjeve” Pika 5 dhe 6 e këtij neni citon: Personat fizikë a juridikë, të licencuar, që grumbullojnë ose transportojnë mbetje, dorëzojnë mbetjet e grumbulluara ose të transportuara në impiante trajtimi të përshtatshme që plotësojnë kërkesat e këtij ligji. 6. Të gjitha llojet e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen në baza profesionale nga një person te një tjetër, shoqërohen me një dokument transferimi. Dokumenti i transferimit është i vlefshëm edhe në formë elektronike

Fatosi e harron fare qesen e mbushur poshtë këmbëve. Shfryn thellë dhe mërmërit:

Përgjegjësia? Edhe këtu na fusin në përgjegjësi neve? Po gjëra që na e bëjnë më te lehtë ditën a ka ky ligj, apo për punëtorin vetëm përgjegjësitë kanë kuptim? Përgjegjësia…

Mundohem ta sqaroj që kjo është fryma e ligjit, por tashmë ai e ka humbur fare. Ngrihet me shpejtësi dhe merr rrugën në drejtim të kundërt me mua. E kam turbulluar me nenet dhe pikat e atij ligji, i cili asnjëherë nuk mund të jetë i plotë, nëse nuk nxit planet vendore dhe planin kombëtar, që të marrë seriozisht në konsideratë fatin dhe tutelën e atyre mijëra njerëzve që rropaten cdo ditë nëpër kazanë plehrash dhe që transportojnë në pika grumbullimi ato që arrijnë të gjejnë gjatë ditës.

Me një ligj që përputhet me korniza evropiane, por që duhet të gjejë zbatim për realitetin e vështirë shqiptar, duhet që cdo hallkë e këtij procesi të funksionojë duke marrë në konsideratë të gjithë elementet e procesit, duke filluar nga fati i hallkës më të pambrojtur në këtë proces: nga Fatosi dhe të ngjashmit e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull