Shqipëria do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të jeni dominonte në orët e paradites.
Ndërsa në vijim pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, duke krijuar mundësi për shira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet e detit dallgëzim të ulët.