‘Vajza është gjallë…’/ Letra tronditëse që mori familja e Artemisës, 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi

1 Minuta Lexim

Të reja janë mësuar nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemisa Vasilis në Greqi. Mediat greke kanë publikuar një letër tronditëse që jep indicje se ajo mund të jetë gjallë. Në letrën që i është dërguar familjes së të resë, thuhet se ajo është gjallë por se mbahet me forcë nga dy pengmarrës burra.

“Kemi informacione se Artemis është gjallë. Mbahet pa dëshirë nga dy burra. Ata e lëvizin nga një vend në tjetrin,” shkruhet në letër.

E reja Artemis u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Për herë të fundit vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.

‘Vajza është gjallë, 2 burra e ...’/ Letra

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull