FOTO/ Të rrethuar nga ushtarë, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama dhe homologu I tij malazes Dritan Abazoviç kanë mbërritur ditën e sotme në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri I Malit të Zi, Abazoviç në një postim në Twitter, ku shkruan se ndodhen në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e tyre të sinqertë  për popullin gjatë luftës.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Rama dhe Abazoviç pritet të zhvillojnë dhe një takim me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë gjatë vizitës së tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull