Ka një pasuri prej 60 milionë dollarë, Britney Spears merr masat në rast ndarje me bashkëshortin

2 Minuta Lexim

Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Sam Asghari. E teksa tani është zyrtarisht e martuar, ajo ka dashur që të mbrojë pasurinë e saj.

Sipas meidave të huaja, të porsamartuarit kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore që siguron që 28-vjeçari nuk do të marrë asgjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears nëse ata divorcohen në të ardhmen.

Burime pranë çiftit të sapomartuar kanë thënë se dyshja kanë firmosur një kontratë paramartesore “të hekurt”, ku Sam nuk merr asnjë dollar nga pasuria që ka Britney deri më tani. Lëvizja nuk është edhe aq befasuese, pasi avokatët u thirrën menjëherë pasi çifti u fejua për të filluar me kontratat.

Ylli i muzikës ka një pasuri prej 60 milionë dollarësh të raportuar, dhe padyshim që ka një potencial për të ardhura serioze në vazhdim. Pavarësisht fitimeve marramendëse ajo do të ruajë të gjithë pasurinë e saj nëse gjërat shkojnë keq për të dhe Sam.

Nga ana tjetës, Asghari bëri shaka në “Instagram” pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një kontratë paramartesore për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e Spears.

“Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për kontratën paramartesore!” aktori dhe instruktori i fitnesit shkroi në “Instastory”.

“Sigurisht që po bëjmë një kontratë paramartesore të hekurt për të mbrojtur koleksionin tim të xhipeve dhe këpucëve në rast se ajo do të më hedhë një ditë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull