Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Vlorë, Bevis Shehaj.
KPK arsyetoi se gjyqtari Shehaj ka marrë vendime në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit, e po ashtu ka pasur balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar. Të gjitha këto akuza janë mohuar nga Shehaj.
Në mbrojtje, në sallën e gjyqit i ka dalë dhe nëna pasi KPK dha vendimin. Ajo akuzoi drejtuesin e KPK-së për marrje ryshfeti dhe tha se shkarkimi i të birit ishte i padrejtë.