Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore, nxehtësia është vrasësi numër 1, tregojnë studimet. Dhe ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten për shkak të krizës klimatike, shkencëtarët presin që ajo të sëmurë edhe më shumë njerëz.
Valët e të nxehtit tashmë po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Në vitet 1960, amerikanët panë rreth dy valë të nxehti në vit dhe deri në vitet 2010, kishte gjashtë në vit, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA .
Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë janë shkaku kryesor i vdekjes në mesin e atletëve sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve . Por kjo mund të jetë problem për këdo që kryen aktivitete në pikun e të nxehtit.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Amerikë ka publikua disa këshilla për të përballuar nxehtësinë e tepërt këtë javë .mjekët kanë inkurajuar njerëzit të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur. Të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë, sipas CDC .
Dy nga gjendjet më të zakonshme të lidhura me nxehtësinë janë goditja nga i nxehti dhe lodhja.
Nëse një njeri goditet nga i nxehti , trupi nuk mund të ftohet. Temperatura e tij rritet shpejt dhe mekanizmi natyror i ftohjes – djersa – dështon. Temperatura e një personi mund të rritet në 106 gradë ose më lart brenda vetëm 10 ose 15 minutave. Kjo mund të çojë deri në vdekje.
Lodhja nga nxehtësia ndodh kur trupi humbet shumë ujë ose kripë për shkak të djersitjes së tepërt. Kjo mund të vijë me simptoma si, marramendje, nervozizëm, etje, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë të trupit. Në të dyja kushtet, ndihma urgjente nevojitet shpejt.